Flash News
Korçë / Arrestohet mësuesi, ngacmoi s*ksualisht dy 14-vjeçare në WhatsApp
Apeli lë në fuqi vendimin, burg përjetë për Laert Haxhiun
Me pranga në duar, Beqaj mbërrin në Kuvend për të dëshmuar sërish te “Sterilizimi”
“La Repubblica”: Kampet e refugjatëve në Shqipëri mbeten bosh, largohen edhe 50 agjentët e parë
Dokumentet/ Thirren për të dëshmuar Edi Rama dhe Vilma Nushi në komisionin hetimor të Shëndetësisë
Paralajmërimi i presidentit të Bjellorusisë: Po përgatitemi për luftë!
Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko e ka bërë të qartë se shteti që drejton, po përgatitet në mënyrë aktive për luftë. Deklaratën e bëri gjatë një vizite në Grodno.
“Mos i besoni askujt që ne duam të luftojmë. Ne po përgatitemi për luftë dhe për këtë po flas sinqerisht. Nëse doni paqe, përgatituni për luftë”, tha Lukashenko para mediave.
Mes të tjerash, Lukashenko zbuloi gjithashtu se Bjellorusia po pajis forcat e saj të armatosura me armë të veçanta.
“Nëse dikush ankohet prej andej [nga vendet jomiqësore] dhe na kritikon, dijeni se po bëjmë gjënë e duhur. Nëse ata fillojnë të na lavdërojnë atje, është një fatkeqësi”-tha ai.
Pavarësisht kësaj, Lukashenko tha se Bjellorusia nuk përbën kërcënim për asnjë vend pasi nuk kërkon të përfitojë territore të tjera.
“Nuk kemi nevojë të kërcënojmë askënd. Ne nuk duam tokën e dikujt tjetër. Zoti na ndihmoftë ta punojmë këtë që kemi.”- shtoi presidenti bjellorus.
Në shkurt 2023, Lukashenko kishte deklaruar personalisht se qeveria e Bjellorusisë është e përgatitur të ofrojë tokën e saj për një inkursion të mundshëm ushtarak rus në Ukrainë dhe se ai është i përgatitur të shkojë në luftë nëse Ukraina sulmon Bjellorusinë. Putin e bëri të qartë se vendosja e armëve taktike bërthamore ruse në territorin Bjellorusi në vitin 2023 nuk do të shkelte Traktatin për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore.