Flash News

Bota

Paralajmëron Biden: Tjetër sulm terrorist pritet të godasë Kabulin në orët e ardhshme

Paralajmëron Biden: Tjetër sulm terrorist pritet të godasë

“Një tjetër sulm terrorist ka të ngjarë të godasë Kabulin në 24 apo 36 orët e ardhshme.” Këtë ka deklaruar presidenti amerikane Joe Biden.

Sipas CNN, ambasada amerikane ka lëshuar një alarm për të gjithë qytetarë në mënyrë që të shmangin udhëtimet drejt aeroporti apo edhe ata që janë në pritje të largohen menjëherë.

"Për shkak të një kërcënimi specifik, të besueshëm, të gjithë qytetarët amerikanë në afërsi të aeroportit të Kabulit (HKIA), përfshirë portën e Jugut (Rrethi i Aeroportit), Ministrinë e re të Brendshme dhe portën pranë stacionit të Petrolit Panjshir në anën veriperëndimore të aeroportit, duhet të largohet menjëherë nga zona e aeroportit”, thuhej në njoftimin e ambasadës.

Presidenti Biden dha alarmin për një tjetër sulm, vetëm disa orë pasi gjeneralmajori i Pentagon deklaroi se dy objektiva të "profilit të lartë" të ISIS u vranë dhe një tjetër u plagos në një sulm me dron amerikan në Afganistan. Kjo ishte ‘hakmarrja’ e SHBA-së pas sulmit në Kabul.

"Situata në terren vazhdon të jetë jashtëzakonisht e rrezikshme dhe kërcënimi i sulmeve terroriste në aeroport mbetet i lartë," tha Biden, duke shtuar se u ka kërkuar komandantëve "të marrin çdo masë të mundshme për t'i dhënë përparësi mbrojtjes së forcës".

Sulmi terrorist që goditi Kabulin të enjten shkaktoi afro 170 viktima mes tyre edhe 12 ushtarë amerikanë. Grupi ISIS-K pranoi përgjegjësinë për sulmin.

Të fundit