Flash News

Bota

Paralajmëron shefi i MI5: Rusia po përpiqet të krijojë “kaos” në rrugët e Mbretërisë së Bashkuar

Paralajmëron shefi i MI5: Rusia po përpiqet të krijojë

Rusia po përpiqet të krijojë “kaos” në rrugët e Britanisë së Madhe, ka paralajmëruar kreu i MI5.

Në një fjalim, drejtori i përgjithshëm i organizatës, Ken McCallum, tha se Britania përballet me një kërcënim në rritje nga "njerëzit e Putinit" dhe "komplot pas komploti" nga Irani, shkruan skynews

Po ashtu, bëhet e ditur se kërcënimet ruse dhe iraniane vijnë pas rishfaqjes së terrorizmit islamik. “Pas disa vitesh, ata kanë rifilluar përpjekjet për terrorizëm”, tha shefi i MI5.

Siç raportohet, gjatë muajit të fundit, më shumë se një e treta e hetimeve prioritare të MI5 kanë pasur lidhje me grupe të organizuara terroriste jashtë shtetit.

McCallum shtoi se, në përgjithësi, MI5 dhe policia kanë parandaluar 43 komplote terroriste në “fazë të vonë” që nga marsi i vitit 2017 – ku përfshihen tentime për vrasje masive përmes armëve të zjarrit dhe eksplozivëve.

Në fjalimin e tij të parë të këtij lloji në dy vjet, McCallum prezantoi pamje të një kërcënimi të shumëanshëm me të cilin përballet Mbretëria e Bashkuar, me organizatat terroriste të ringjallura si Al-Qaeda dhe ISIS.

Sakaq, më shumë se 750 diplomatë rusë, shumë prej tyre spiunë, janë dëbuar nga Evropa që kur Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

 

Të fundit