Flash News

Bota

Paralajmëron Zelensky: Rusia mund të sulmojë një vend të NATO-s në fillim të vitit të ardhshëm

Paralajmëron Zelensky: Rusia mund të sulmojë një vend
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka paralajmëruar se Rusia mund të sulmojë një vend anëtarë i NATO-s në fillim të vitit të ardhshëm.

Duke folur në Konferencën e Sigurisë në Mynih, Zelensky tha se sulmi mund të vijë nga Bjellorusia.

“Rusia po përgatitet për një përshkallëzim të madh ushtarak, duke synuar potencialisht vendet e NATO-s që në fillim të vitit të ardhshëm”, tha Zelensky.

“Rusia po përgatit 15 divizione. Rreth 100-150,000 trupa po trajnohen për të përkeqësuar situatën në drejtimin e Bjellorusisë”, paralajmëroi lideri ukrainas.


“Nuk jam i sigurt nëse do të sulmojnë Ukrainën, por do të sulmojnë. Ndoshta Ukraina, ndoshta Polonia, ndoshta vendet baltike”, vazhdoi ai.

Bëhet e ditur se presidenti i Ukrainës tha se politikanët e BE-së mbeten “shumë të shqetësuar” për reagimin e SHBA-së dhe mbështetjen e mundshme në rast të një sulmi.

“Të gjithë në Evropë janë të shqetësuar. Evropianët janë shumë të shqetësuar. Ata kanë frikë se do të mbeten pa mbështetjen e SHBA-së”, tha Zelensky.

“Ajo që ne shohim tashmë është se Evropa do ta forcojë më shumë këtë unitet rreth Ukrainës, sepse kjo është mbrojtja e tyre. Ata e kuptojnë gjithnjë e më shumë se janë të radhës. Jo në një të ardhme të largët, por në të ardhmen”, vuri në dukje presidenti.

Të fundit