Flash News

Bota

Parisi lehtëson masat anti-Covid, nuk do të ketë bllokime në fundjavë

Parisi lehtëson masat anti-Covid, nuk do të ketë bllokime në

Parisi nuk do të ketë më bllokime në fundjavë, tha kryeministrit francez, Jean Castex në konferencën e tij javore të Covid-19 mbrëmjen e djeshme.

Lajmi ishte një lehtësim për parisianët, të cilët kishin frikë se do të mbylleshin sërish pas disa javësh kufizimesh të ashpra, për shkak të rritjes së infektimeve me Covid.

Kryebashkiakja e qytetit, Anne Hidalgo kishte kundërshtuar rreptësisht bllokimin në fundjavë, duke thënë se ishte "çnjerëzore" të mos lejosh që banorët, të kalojnë kohë jashtë.

Jugu dhe veriu i Francës mbeten të bllokuar, ndërsa e gjithë Franca mbetet nën një shtetrrethim çdo ditë nga ora 6 e mbrëmjes deri në 6 të mëngjesit.

Castex gjithashtu njoftoi një përshpejtim të vaksinave, të cilat duke filluar nga 15 marsi mund të merren dhe në farmaci. Sidoqoftë, ekziston shqetësimi se vetëm 40% e punonjësve shëndetësorë të Francës janë vaksinuar. Castex paralajmëroi një bllokim tjetër duke mos përjashtuar faktin se situata mund të përkeqësohet.

Të fundit