Flash News

Bota

Parisi vendos radarë të ndotjes akustike, pas një viti gjoba për automjetet zhurmuese

Parisi vendos radarë të ndotjes akustike, pas një viti gjoba

Foto credits: Noemie Olive/Reuters

Autoritetet franceze po instalojnë "radarë zëri" për të zbuluar dhe fotografuar automjetet që bëjnë zhurmë të tepërt, të tilla si motoçikletat zhurmuese ose motorët e modifikuar. Në fund të periudhës së testimit, në vitin 2023, qyteti planifikon të fillojë dhënien e gjobave për automjetet që shkelin rregullat e nivelit të zhurmës.

“Zhurma redukton jetëgjatësinë e parizienëve me nëntë muaj”, i tha The New York Times David Belliard, nënkryetar bashkie i Parisit. "Është një çështje e shëndetit publik."

Të fundit