Flash News

Bota

Parlajmëron ministri gjerman i Mbrojtjes: Putin mund të sulmojë NATO-n brenda 5-8 vite

Parlajmëron ministri gjerman i Mbrojtjes: Putin mund të sulmojë

Trupat e Vladimir Putin mund të nisin një sulm ndaj vendeve të NATO-s brenda 'pesë deri në tetë vjet'.

Alarmi u ngrit nga ministri gjerman i mbrojtjes Boris Pistorius në një prononcim për gazetën gjermane Der Tagesspiegel, shkruan Daily Mail.

Boris Pistorius tha se SHBA, Britania e Madhe dhe BE-ja "dëgjojnë kërcënime nga Kremlini pothuajse çdo ditë... kështu që ne duhet të marrim parasysh se Vladimir Putin mund të sulmojë edhe një vend të NATO-s një ditë".

Ndërkohë, kryeministrja estoneze Kaja Kallas beson se nje konfrontim Rusi-NATO është më i afërt, duke i dhënë një afat kohor prej tre deri në pesë vjet që Evropa të përgatitet për një kërcënim serioz ushtarak në krahun lindor të aleancës.

Paralajmërimet e forta nga liderët evropianë erdhën para disa ditësh, pasi Ministria Gjermane e Mbrojtjes nga dokumentet e zbuluara  përshkroi një udhëzues hap pas hapi, sesi  Rusia mund të përshkallëzojë konfliktin në Ukrainë në një betejë akoma më të madhe.

Këtë javë, zyrtarët e lartë të mbrojtjes  sinjalizuan gjithashtu se vendet e NATO-s duhet të fillojnë të përgatiten për një konflikt të madh me Rusinë dhe vendet evropiane duhet t'u drejtohen rekrutimit.

 

Të fundit