Flash News

Bota

Parlamenti Evropian miraton çertifikatën dixhitale të Covid-19 për udhëtimet

Parlamenti Evropian miraton çertifikatën dixhitale të Covid-19

Parlamenti Evropian ka miratuar për bllokun e BE-së, çertifikatën dixhitale të BE-së, e cila synon lehtësimin e udhëtimeve dhe ringjalljen e lëvizjes së lirë në të gjithë kontinentin.

Vendimi u miratua me shumicë dërrmuese, me 546 vota pro, 93 kundër dhe 51 abstenim, sipas Euronews.

Miratimi nga ligjvënësit evropianë në Strasburg do të thotë që Këshilli tani duhet të miratojë legjislacionin, duke lejuar që dokumenti i udhëtimit të hyjë në fuqi brenda afatit të vetë-vendosur të 1 korrikut.

Të fundit