Flash News

Bota

Pas 10 vitesh negociata, arrihet marrëveshja për mbrojtjen e oqeaneve të botës

Pas 10 vitesh negociata, arrihet marrëveshja për mbrojtjen e oqeaneve

OKB ka arritur një marrëveshje historike për të mbrojtur oqeanet e botës pas 10 vitesh negociatash.

Traktati i Detit të Lartë synon të vendosë 30% të deteve në zona të mbrojtura deri në vitin 2030, për të mbrojtur dhe rikuperuar natyrën detare, raporton BBC.

Marrëveshja u arrit të shtunën në mbrëmje, pas 38 orësh bisedimesh, në selinë e OKB-së në Nju Jork. Negociatat ishin shtyrë prej vitesh për mosmarrëveshjet mbi financimin dhe të drejtat e peshkimit.

Marrëveshja e fundit ndërkombëtare për mbrojtjen e oqeanit u nënshkrua 40 vjet më parë në 1982 - Konventa e OKB-së për të Drejtën e Detit.

Ajo marrëveshje krijoi një zonë të quajtur det i hapur - ujëra ndërkombëtare ku të gjitha vendet kanë të drejtë të peshkojnë, të transportojnë dhe të bëjnë kërkime - por vetëm 1.2% e këtyre ujërave janë të mbrojtura.

Jeta detare që jeton jashtë këtyre zonave të mbrojtura ka qenë në rrezik nga ndryshimet klimatike, mbipeshkimi dhe trafiku i anijeve.

Të fundit