Flash News

Bota

Pas 20 orësh paraburgim, lirohet ish-kryeministri i Bullgarisë Boyko Borissov

  Pas 20 orësh paraburgim, lirohet ish-kryeministri i Bullgarisë Boyko

Ish-kryeministri i Bullgarisë Bojko Borisov dhe dy anëtarë të partisë së tij GERB u liruan pa akuza të premten vonë pasi kaluan mbi 20 orë në paraburgim si pjesë e një hetimi policor për shantazh të supozuar që daton që nga viti 2014-2019, shkruan Reuters.

Sundimi dhjetëvjeçar i Borisov, 62 vjeç, përfundoi pranverën e kaluar kur ai humbi zgjedhjet që treguan zemërimin popullor për korrupsionin e nivelit të lartë në shtetin anëtar më të varfër të Bashkimit Evropian. Ai mbetet lider i qendrës së djathtë GERB, partia më e madhe opozitare.

Ish-ministri i financave Vladislav Goranov dhe këshilltarja e medias e GERB-it Sevdalina Arnaudova nuk u akuzuan për shkak të mungesës së provave të mjaftueshme që tregojnë për një krim, tha zëdhënësi i prokurorëve të qytetit të Sofjes.

“Bazuar në materialet e mbledhura, prokurorët mbikëqyrës vendosën që ngritja eventuale e akuzave do të ishte në kundërshtim me ligjin”, u tha zëdhënësi gazetarëve, duke shtuar se hetimi është në vazhdim.

Ministria e brendshme tha të enjten se arrestimet ishin pjesë e një operacioni të lidhur me rreth 120 hetime nga Zyra e Prokurorit Publik Evropian (EPPO), e cila heton mashtrimin në shkallë të gjerë me fondet e BE-së, në Bullgari.

Bozhkov, i cili është arratisur nga vendi për t'i shpëtuar akuzave penale që variojnë nga evazioni fiskal deri te zhvatja në fillim të vitit 2020, ka pohuar se ai kishte paguar më shumë se 60 milionë leva (33.78 milionë dollarë) në para për Borisovin dhe Goranovin nga viti 2017 deri në vitin 2019.

 


 

 

Të fundit