Flash News

Bota

Pas afro 40 viteve në koma, ndërron jetë ish-mbrojtësi i kombëtares franceze

Pas afro 40 viteve në koma, ndërron jetë ish-mbrojtësi i

Ish-mbrojtësi i ekipit kombëtar të Francës, Jean-Pierre Adams ka ndërruar jetë në moshën 73 vjeçare, pasi afro 40 vite i kaloi në koma.

Mediat e huaja raportojnë se, Adams iu nënshtrua një operacioni në gju në vitin 1982 dhe për shkak të një gabimi në anestezi, i cili i shkaktoi dëmtine në tru, nuk u zgjua më kurrë.

"Gjithçka po shkon mirë. Jam në gjendje të shkëlqyer!", i ka thënë Adams bashkëshortes së tij, pak para se të hynte në sallën e operacionit. Gjatë gjithë viteve që Adams qëndroi në koma, gruaja e tij u kujdes për të.

Adams ndërroi jetë në spitalin e Universitar të Nimes. Nimes, Nice dhe më pas PSG, ishin klubet e karrierës së tij në futboll. Ai u paraqit në 2 ndeshje me kombëtaren franceze.

 

Të fundit