Flash News

Bota

Pas akzuave të Putin, Koreja e Jugut mohon se ka dërguar armë në Ukrainë

Pas akzuave të Putin, Koreja e Jugut mohon se ka dërguar armë

Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk-yeol, ka mohuar se Seuli ka dërguar armë në Ukrainë, pasi presidenti rus Vladimir Putin tha se një vendim i tillë do të shkatërronte marrëdhëniet e tyre dypalëshe.

Putin e bëri këtë koment në një konferencë në Moskë, duke akuzuar Perëndimin për nxitjen e luftës në Ukrainë dhe duke theksuar se një vendim i Koresë së Jugut për të furnizuar Ukrainën me armë do të shkatërronte marrëdhëniet, duke e barazuar një lëvizje të tillë me dërgimin e armëve nga Moska në Korenë e Veriut.

"Ne kemi ofruar ndihmë humanitare dhe paqësore për Ukrainën në solidaritet me komunitetin ndërkombëtar, por kurrë armë vdekjeprurëse apo gjëra të tilla," u tha Yoon gazetarëve, shkruan Al Jazzera.

Seuli kishte dërguar jelek antiplumb, helmeta dhe pajisje të tjera ushtarake jo-vdekjeprurëse, si dhe furnizime mjekësore në Ukrainë dhe ka refuzuar kërkesat e Kievit për armë, raportoi Yonhap.

Një aleate e Shteteve të Bashkuara, Koreja e Jugut ka pohuar se nuk do t'i jepte Ukrainës ndihmë vdekjeprurëse dhe ka kërkuar të shmangë antagonizimin e Rusisë, si për arsye ekonomike, ashtu edhe për ndikimin që Moska mund të ushtrojë mbi Korenë e Veriut.

Pushtimi i Putinit në Ukrainë, i cili filloi tetë muaj më parë, ka vrarë mijëra, ka zhvendosur miliona, ka tronditur ekonominë globale dhe ka rihapur ndarjet e kohës së Luftës së Ftohtë.

Të fundit