Flash News

Bota

Pas bisedës me Putin, Trump telefonon Zelenskyn: Fokusi ishte paqja në Ukrainë

Pas bisedës me Putin, Trump telefonon Zelenskyn: Fokusi ishte paqja në

Pas bisedës telefonike me presidentin rus Vladimir Putin, Donald Trump ka zhvilluar një tjetër bisedë me presidentin ukrainas, Volodymir Zelensky.

Zyrtarisht, në këto biseda është diskutuar për hapat e ardhshëm për ndalimin e agresionit rus dhe sigurimin e një paqeje të qëndrueshme në Ukrainë.

Zelensky ka shprehur mirënjohjen për interesimin e Trump në këtë çështje dhe ka theksuar se Ukraina po bashkëpunon ngushtë me SHBA për të arritur një zgjidhje të qëndrueshme.

Askush nuk dëshiron paqe më shumë se Ukraina. Së bashku me SHBA-në, ne po hartojmë hapat tanë të ardhshëm për të ndaluar agresionin rus dhe për të siguruar një paqe të qëndrueshme dhe të besueshme”, ka thënë Zelensky.

Të fundit