Flash News

Bota

Pas djegies së Kuranit, Irani refuzon të dërgojë ambasador në Suedi

Pas djegies së Kuranit, Irani refuzon të dërgojë ambasador

Ministria e Jashtme e Iranit i ka dërguar note proteste Suedisë teksa thirri në një takim një përfaqësues së saj, pas djegies së Librit të Kuranit.

"Megjithëse procedurat administrative për emërimin e një ambasadori të ri në Suedi kanë përfunduar, procesi i dërgimit të tyre është pezulluar për shkak të lëshimit të një leje nga qeveria suedeze për përdhosjen e Kuranit të Shenjtë," shkroi Amirabdollahian në Twitter të dielën.

Ai nuk specifikoi se për sa kohë Irani nuk do të dërgojë një ambasador në Suedi.

Policia suedeze ka refuzuar disa thirrje të fundit për demonstrata kundër Kuranit, gjykatat i kanë anuluar ato vendime, duke thënë se cenojnë lirinë e fjalës.

Në lejen e saj për demonstratën e së mërkurës, policia suedeze tha se megjithëse "mund të ketë pasoja të politikës së jashtme", rreziqet e sigurisë që lidhen me djegien e Kuranit nuk ishin të një natyre të tillë që thirrja të refuzohej.

Të fundit