Flash News

Bota

Pas episodit për Shqipërinë dhe narkotrafikantët, kërcënohet gazetari italian Sigfrido Ranucci

Pas episodit për Shqipërinë dhe narkotrafikantët,

Sigfrido Ranucci, gazetari italian, i cili denoncoi lidhjet e Ramës më grupet kriminale, është kërcënuar nga kartelet e drogës. Kërcënimet ndaj Ranuccit janë bërë pas transmetimit të episodit për Shqipërinë dhe narkotrafikantët.

Dhomat Evropiane dhe Ndërkombëtare, shoqata e avokatëve penalë të specializuar në të drejtën penale dhe të ekstradimit janë solidarizuar me gazetarin teksa janë shprehur se çdo sulm ndaj informacionit duhet të luftohet nga shteti.

“Kjo vlen për Ranucci-n dhe të gjithë gazetarët. Çdo sulm ndaj informacionit të lirë duhet të luftohet nga shteti, si kur ai kryhet nëpërmjet insinuatave dredharake me një vlerë indirekte frikësuese drejtuar gazetarit, veçanërisht kundër sigurisë së tij; ashtu edhe nëpërmjet orkestrimin të fushatave kundërinformative që synojnë të shpifin ata që punojnë për të nxjerrë të vërtetën në dobi të komunitetit”, thuhet në reagim.

Alexandro Tirelli, i cili është edhe drejtor i Alta Scuola Estradizioni, tha se kërcënimet e dyshuara që i janë bërë gazetarit vijnë pas episodit për lidhjet e organizatave kriminale në Shqipëri dhe karteleve meksikane të drogës.

Të fundit