Flash News

Bota

Pas sulmeve me Palestinën, Izraeli i kërkon SHBA-së 1 miliardë dollarë për të fuqizuar mbrojtjen ajrore

Pas sulmeve me Palestinën, Izraeli i kërkon SHBA-së 1
Foto ilustruese

Shefi i mbrojtjes së Izraelit, Benny Gantz do të udhëtojë në Uashington për të kërkuar 1 miliardë dollarë për të fuqizuar sistemin e mbrojtjes ajrore, raportojnë mediat e huaja.

Senatori amerikan Lindsey Graham tha se ai pret që SHBA-ja do të autorizojë shpejt kërkesën, pas përshkallëzimit të konfliktit 11-ditor midis Izraelit dhe Hamasit.

"Do të ketë një kërkesë $ 1 miliard dollarë që do të vijë në Pentagon këtë javë nga ministri i Mbrojtjes izraelit për të rimbushur Kupolën e Hekurt dhe disa gjëra të tjera, për të azhurnuar sistemin," u tha Graham gazetarëve gjatë një vizite në Jeruzalem.

Sulmet ajrore izraelite vranë 253 palestinezë gjatë 11 ditëve të konfliktit, përfshirë 66 fëmijë. Gjithashtu u vranë edhe 12 izraelitë nga raketat e hedhura nga Hamasi.

Të fundit