Flash News

Bota

Pas Francës, edhe Italia refuzon të financojë armët amerikane për Ukrainën

Pas Francës, edhe Italia refuzon të financojë armët

 

Franca dhe Italia nuk do të marrin pjesë në iniciativën e re të NATO-s për financimin e furnizimit me armë amerikane për Ukrainën.

Franca, edhe pse mbështetëse e fuqishme e Ukrainës, ajo ka vendosur të mos marrë pjesë në këtë plan, i cili u prezantua gjatë takimit mes presidentit amerikan, Donald Trump dhe sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, në Uashington më 14 korrik.

Sipas këtij plani, NATO do të blejë armë të avancuara amerikane, duke përfshirë sisteme të mbrojtjes kundër ajrit dhe një pjesë e tyre do t’i dorëzohet Ukrainës.

Italia ka marrë një qëndrim të ngjashëm. Sipas La Stampa, zyrtarët italianë kanë përjashtuar mundësinë e blerjes direkte të armëve amerikane, duke iu referuar kufizimeve fiskale dhe fokusit të vendit te teknologjitë e tjera ushtarake, për shembull sistemit italo-francez kundër ajrit SAMP/T, i cili tashmë është dorëzuar Ukrainës.

Të fundit