Flash News

Bota

Pas kritikave të vazhdueshme, jep dorëheqjen ministrja e Mbrojtjes në Gjermani

Pas kritikave të vazhdueshme, jep dorëheqjen ministrja e Mbrojtjes

Ministrja e Mbrojtjes në Gjermanisë, Christine Lambrecht, ka dhënë dorëheqjen. Vendimi vjen pasi Berlini është nën presion në rritje për të lejuar dërgimin e tankeve luftarake të ndërtuara nga Gjermania në Ukrainë.

Lambrecht u ironizua për njoftimin e saj se Gjermania po mbështeste Ukrainën duke dërguar 5000 helmeta ushtarake. Ajo gjithashtu u kritikua gjerësisht për dështimin në përmirësimin e forcave të armatosura të Gjermanisë.

Lambrecht, një anëtare e socialdemokratëve (SPD) të kancelarit Olaf Scholz, gjithashtu u kritikua kur u zbulua se ajo kishte marrë djalin e saj në një udhëtim me një helikopter ushtarak.

BBC shkruan se në deklaratën e dorëheqjes thuej: “Mujajt e përqendrimit të medias tek unë nuk lejojnë raportime dhe diskutime të bazuara në fakte për ushtarët, ushtrinë dhe politikën e sigurisë në interes të qytetarëve gjermanë. Puna e vlefshme e ushtarëve dhe e shumë njerëzve të motivuar në fushën e mbrojtjes duhet të jetë në plan të pare”.

Qeveria gjermane po përballet me thirrje të vazhdueshme për të miratuar dorëzimin e tankeve Leopard 2 të prodhimit gjerman. Nuk është ende e qartë se kush do ta pasojë Lambrecht në detyrë.

 

Të fundit