Flash News

Bota

Pas më shumë se 1 viti e gjysmë kufizimesh, SHBA hap sot kufijtë

Pas më shumë se 1 viti e gjysmë kufizimesh, SHBA hap sot

Shtete e Bashkuara të Amerikës heqin sot kufizimet në udhëtime të vendosura në kuadër të pandemisë Covid-19. Duke filluar nga Meksika, Kanadaja dhe një pjesë e mirë e vendeve të rajonit të Evropës, turistët do të lejohen të hyjnë në vend pas më shumë se një viti e gjysmë kufizimesh.

Sipas REL, SHBA-të do të pranojnë hyrjen lehtësisht në kufijtë tokësore dhe ajrorë, të të vaksinuarve që tashmë i kanë kryer të dyja dozat e vaksinës antiCovid. Bazuar në rregullat e reja, lejohet hyrja në rrugët ajrore për ata udhëtarë që kanë një certifikatë vaksinimi, një test negativ PCR të Covid-19.

Udhëtarët që hyjnë në Shtetet e Bashkuara në rrugë tokësore nga Meksika dhe Kanadaja, do të duhet të dëshmojnë vaksinimin, por nuk kanë nevojë për test.

Sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, SHBA-të do të pranojnë udhëtarët që janë plotësisht të vaksinuar me dozat e vaksinave të miratuara për përdorim emergjent nga OBSH-ja. Kështu, edhe të vaksinuarit me dozat e AstraZeneca do të lejohet të hyjnë në SHBA.

 

 

Të fundit