Flash News

Bota

Pas një viti, Spanja rihap portet për anijet turistike

Pas një viti, Spanja rihap portet për anijet turistike
Foto ilustruese

Spanja do të lejojë që anijet e lundrimit të ankorohen në brigjet e saj, duke nisur nga 7 qershori, tha ministria e Transportit, duke shpresuar të shpëtonte sektorin e turizmit të vendit në kohë për sezonin e verës.

Autoritetet detare të Spanjës miratuan rihapjen për shkak të rënies së niveleve të incidencës së Covid-19, raporton Euronews. Spanja ndaloi anijet e lundrimit të ankorohen në portet e saj në qershor të 2020-ës.

"Kompanitë e transportit do të duhet të veprojnë në përputhje me masat e vendosura nga ministria e shëndetësisë, për të garantuar sigurinë totale, si për udhëtarët e lundrimit ashtu edhe për qytetet ku ata do të vendosen," bëri me dije ministria e Transportit.

Gjithashtu shtoi se para pandemisë, Spanja ishte destinacioni i dytë më i popullarizuar për lundrimet ndërkombëtare në Evropë. Spanja, e cila ishte gjithashtu vendi i dytë më i vizituar në botë deri para pandemisë.

Javën e kaluar kryeministri Pedro Sanchez njoftoi se Spanja do të lejojë njerëz nga gjithë botë të hyjnë në vend nga 7 qershori, me kusht që të vaksinohen.

Të fundit