Flash News

Bota

Pas paralajmërit të Zelenskyt, shefi i kabinetit në presidencë jep dorëheqjen

Pas paralajmërit të Zelenskyt, shefi i kabinetit në

Shefi i kabinetit të Zelenskyt, Kyrylo Tymoshenko ka njoftuar dorëheqjen, disa orë pasi presidenti ukrainas bëri të qartë se do të shkarkonte disa nga zyrtarët e tij të lartë.

“Falënderoj presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky për besimin dhe mundësinë për të bërë vepra të mira çdo ditë dhe çdo minutë”, shkroi Tymoshenko në Telegram.

Ai falënderoi gjithashtu krerët e administratave ushtarake rajonale, forcat e armatosura në mesazhin e tij të largimit.

Kujtojmë që Zelensky orë më parë ka njoftuar se planifikon shkarkimin e disa prej zyrtarëve të tij më të lartë, pas akuzave për korrupsion. Ky vendim vjen nga frika se korrupsioni mund t’i largojë partnerët perëndimorë që kanë investuar shumë në këtë vend.

Vendet perëndimore nga fillimi i luftës në Ukrainë, kanë ndarë miliarda dollarë për armë dhe ndihma tjera, e lajmi se mund të ketë individë të korruptuar që po keqpërdorin fondet, ka alarmuar Zelensky që paralajmëroi shkarkimet.

 

Të fundit