Flash News

Bota

Pas polemikave, tenisti serb pranon se ka shkelur masën e izolimit gjatë infektimit me Covid-19

Pas polemikave, tenisti serb pranon se ka shkelur masën e izolimit

Tenisti serb, Novak Djokoviç, ka pranuar se ka pasur gabime në plotësimin e formularit të imigracionit, pavarësisht se ai kishte rezultuar pozitiv me Covid-19 dhe nuk e kishte deklaruar.

BBC raporton se Djokoviç e ka sqaruar situatën e tij përmes një postimi në Instagram, duke dhënë detaje për të gjitha dezinformatat lidhur me lëvizjet e tij.

Ylli serb i tenisit do të marrë pjesë në Australian Open, por pjesëmarrja e tij është akoma pezull. Më 6 janar, tenistit të pavaksinuar iu hoq viza çka i ndalonte atij qëndrimin në Australi. Të hënën, gjykata e rrëzoi vendimin dhe urdhëroi lirimin e lojtarit nga paraburgimi.

Por qeveria nuk ka përjashtuar veprime të mëtejshme - dhe ekziston mundësia që ministri i imigracionit të vendit të mund të anulojë vizën e tij për herë të dytë, vetëm disa ditë përpara fillimit të turneut.

Të fundit