Flash News

Bota

Pas publikimit të planit me 15 pika, këshilltari i Zelensky: Është vetëm qëndrimi i palës ruse, asgjë më shumë

Pas publikimit të planit me 15 pika, këshilltari i Zelensky:

Këshilltari i lartë i presidentit Volodymyr Zelensky, Mykhailo Podolyak ka reaguar pas publikimit të një drafti nga "Financial Times" ku thuhet se Ukraina dhe Rusia kanë bërë një përparim të rëndësishëm në planin 15-pikësh të paqes.

Podolyak përmes  një postimi në Twitter thotë se ai plan është vetëm qëndrimi i plaës ruse dhe asgjë më shumë.

"Shkurtimisht. FT publikoi një draft, i cili përfaqëson qëndrimin kërkues të palës ruse. Asgjë me shume. Pala ukrainase ka pozicionet e veta. E vetmja gjë që konfirmojmë në këtë fazë është një armëpushim, tërheqja e trupave ruse dhe garancitë e sigurisë nga një sërë vendesh,"- shkruan këshilltari  i Zelenskyy.

Të fundit