Flash News

Bota

Pas Putinit, e pëson dhe Lukashenko, BE vendos sanksione të reja për Bjellorusinë

Pas Putinit, e pëson dhe Lukashenko, BE vendos sanksione të reja

Bashkimi Evropian ka miratuar sanksione të reja ndaj Bjellorusisë, për rolin e saj mbështetës ndaj Rusisë në sulmet që ka ndërmarrë në Ukrainë.

Presidenca franceze ka ndarë në Twitter, sanksionet e vendosura ndaj Bjellorusisë që parashikohet të godasin disa sektorë ekonomikë, dhe në veçanti drurin, çelikun dhe kaliumin.

SHB-të, BE-ja, Britania e Madhe dhe thuajse i gjithë Perëndimi mori masa ndëshkuese ndaj Vladimir Putin. Sanksionet parashikojnë ngrirjen e aseteve personale të presidentit rus dhe ministrit të Jashtëm Sergey Lavrov.

Efektet e sanksioneve kanë filluar të ndjehen që tani nga Rusia, ku një pjesë e bizneseve kanë mbyllur aktivitetin, ndërsa bankat kanë ngrirë paratë. Kremlini tha dje në një deklaratë se sanksionet do të pezullohen nga Rusia, ndërsa Vladimir Putin i ka quajtur masa të një ‘perandoria gënjeshtrash’.

Të fundit