Flash News

Bota

Pas Ramës, një tjetër kryeministër shkel masat anti-Covid dhe denoncohet në polici

Pas Ramës, një tjetër kryeministër shkel masat anti-Covid

Pas kryeministrit Edi Rama, një tjetër lidere ka shkelur masat anti-Covid, duke mos mbajtur maskën gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet lokale. Bëhet fjalë për kryeministren skoceze Nicola Sturgeon.

Në një video të postuar në mediat sociale, kryeministrja shihej që nuk mbante maskë në një takim elektoral, ku takohet me qytetarë. Sturgeon është në pushtet prej vitit 2014.

Në Skoci, aktualisht është e detyrueshme mbajtja e maskës. Mediat e huaja shkruajnë se për shkeljen e konsumuar nga liderja e tyre, është bërë ankesë në polici. Konservatorët skocezë e kanë dënuar shkeljen e fundit të dukshme të rregullave si "hipokrizi e hapur".

Të fundit