Flash News

Bota

Pas shume vendeve europiane, Omicron konstatohet dhe në Spanjë

Pas shume vendeve europiane, Omicron konstatohet dhe në Spanjë

Një spital në Spanjë ka njoftuar se është identifikuar rasti i parë me Omicron, pasi ky variant i Covid-19 u konstatua në shumë vende europiane.

I infektuar me variantin e ri ka rezultuar një burrë 51-vjeçar, i cili ishte kthyer në Spanjë nga Afrika e Jugut të dielën dhe po shfaqte simptoma të lehta, raportojnë mediat e huaja.

Shumë vende të tjera evropiane, përfshirë Britaninë e Madhe, Danimarkën, Holandën, Gjermaninë, Republikën Çeke, Italinë dhe Belgjikën kanë njoftuar tani se kanë identifikuar raste të llojit të ri të koronavirusit.

Duke folur në një konferencë për shtyp të dielën, presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha se një "garë kundër kohës" ishte duke u zhvilluar për të trajtuar variantin Omicron.

Varianti i ri paraqet një rrezik global "shumë të lartë", tha Organizata Botërore e Shëndetësisë në një përmbledhje teknike se si të përgatiteni për Omicron.

OBSH ka pasiguri nëse vaksinat aktuale do të funksionojnë kundër variantit të ri, që ka potencial të përhapet shpejt.

 

Të fundit