Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Pas tensioneve për “AUKUS”, Blinken niset drejt Francës për të rivendosur paqe

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken po udhëton drejt Francës, vizita i tij e parë në këtë vend pas arritjes së një marrëveshjeje të zgjeruar trepalëshe në fushën e sigurisë, mes Shteteve të Bashkuara, Australisë dhe Britanisë së Madhe (AUKUS), marrëveshje që rriti tensionet mes aleatëve transatlantikë.
Ekspertët presin që zoti Blinken, i cili ka lidhje të forta personale me Francën, ta përdorë këtë vizitë për të përmirësuar marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Parisit.
Diplomati më i lartë amerikan do të kryesojë takimin e ministrave të vendeve anëtare të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD), planifikuar të mbahet në datat 5 dh 6 tetor, gjatë të cilit do të përkujtohet edhe përvjetori i 60-të i organizatës.
Zoti Blinken do të zhvillojë dhe një takim dypalësh me ministrin e Jashtëm francez Jean-Yves Le Drian. Franca do të marrë presidencën e radhës së Bashkimit Evropian nga 1 janari deri më 30 qershor të vitit 2022.
"Sekretari Blinken gjithashtu do të takohet me homologun francez për të vazhduar bisedimet mbi forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve SHBA-Francë për një sërë çështjesh, përfshirë sigurinë në rajonin e Indo-Paqësorit, krizën klimatike, rimëkëmbjen ekonomike pas goditjes nga pandemia e COVID-19, si dhe marrëdhëniet transatlantike. Diskutimet do të përqëndrohen gjithashtu tek bashkëpunimi me aleatët dhe partnerët tanë për të trajtuar sfidat globale", thuhej në një deklaratë të lëshuar të premten nga Departamenti amerikan i Shtetit.
Tensionet mbi marrëveshjen AUKUS
Administrata e Presidentit Joe Biden njoftoi më 15 shtator një pakt të ri sigurie me Australinë dhe Britaninë e Madhe. Sipas marrëveshjes, Australia do të blejë të paktën tetë nëndetëse me energji bërthamore, që do të ndërtohen në vend duke përdorur teknologjinë amerikane. Marrëveshja erdhi pasi Australia u tërhoq nga një marrëveshje e mëparshme me Francën, që përfshinte nëndetëse që punojnë me bateri dhe naftë, një vendim që shkaktoi zemërimin e Parisit.
Dy ditë pas njoftimit të marrëveshjes, Franca tërhoqi ambasadorët e saj nga SHBA-ja dhe në Australia. Zoti Le Drian foli për një "krizë besimi" me Shtetet e Bashkuara.
Pas një telefonate mes Presidentit Biden dhe Presidentit Francez Emmanuel Macron më 22 shtator, e cila synonte të lehtësonte tensionet, udhëheqësit vendosën të "nisin një proces konsultimesh të thella" për të rikthyer "besimin". Zoti Macron vendosi gjithashtu të rikthejë në Uashington ambasadorin e vendit të tij, Philippe Etienne.
Të enjten, këshilltari amerikan për Sigurinë Kombëtare Jake Sullivan u takua me zotin Etienne në Shtëpinë e Bardhë me synimin për të nxitur axhendën e përbashkët, përpara takimit të dy presidentëve në Evropë në fund të muajit tetor. Biden-Macron do të marrin pjesë në takimin e Grupit 20 që mbahet në Romë në fund të muajit.
"Ne duhet të sigurohemi që besimi ekziston" tha të premten në një telekonferencë Karen Donfried, Ndihmës Sekretarja e Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike e sapo konfirmuar në këtë detyrë.
Ndërsa Uashingtoni dhe Parisi i shohin si mjaft të rëndësishme marrëdhëniet mes tyre, James Goldgeier, i cili bashkëpunon me Institutin Brookings me qendër në Uashington, thotë se administrata e Biden "u duk disi e befasuar nga reagimi i zemëruar i Francës" mbi marrëveshjen AUKUS.
“Është diçka e mirë që të dy presidentët po kërkojnë mënyra për të ecur përpara. Nuk ka dyshim se administrata Biden e sheh me mjaft përparësi rajonin e Indo-Paqësorit. Politika e Shteteve të Bashkuara ndaj rajoneve si Evropa, shihet nën këtë objektiv", tha zoti Goldgeier për Zërin e Amerikës.
Departamenti i Shtetit tha në një deklaratë se pjesë e delegacionit amerikan në ministerialin e OECD-së që mbahet në tetor do të jenë gjithashtu edhe i Dërguari Special i Presidentit për Klimën John Kerry dhe Përfaqësuesja e Tregtisë Katherine Tai./ VOA
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38