Flash News

Bota

Pas tentativës për refuzimin e vizës, Australia nis hetim për tenistin serb

Pas tentativës për refuzimin e vizës, Australia nis hetim

Forca Kufitare Australiane ka nisur një hetim të ri për Novak Gjokoviçin pasi doli se ylli i tenisit mund të ketë gënjyer në një formular të deklaratës së udhëtimit përpara se të vinte në vend.

‘Daily Mail’ shkruan se në dokumentet e lëshuara nga gjykata, pas vendimit për t’u tërhequr nga refuzimi i vizës për Djokoviç, vihet re se në formularin e deklaratës së tij të udhëtimit , tenisti ka shkruar se ai nuk do të udhëtonte në asnjë vend tjetër në 14 ditët përpara se të hipte në fluturimin e tij për në Australi më 4 janar.

Në përgjigje të pyetjes: 'A keni udhëtuar, apo do të udhëtoni, në 14 ditët para fluturimit për në Australi? Dhënia e informacionit të rremë ose mashtruese është një shkelje e rëndë. Ju gjithashtu mund t'i nënshtroheni një dënimi civil për dhënien e informacionit të rremë ose mashtrues,' kushdo që ka plotësuar formularin ka zgjedhur 'jo'.

Pas tentativës për refuzimin e vizës, Australia nis hetim

Më 25 dhjetor, Djokoviç ka qenë në Beograd në Serbi dhe më pas në Marbella, Spanjë, nga 31 dhjetori deri në kapjen e fluturimit për në Australi, nëpërmjet Dubait.

Lajmi i hetimit është vetëm kthesa e fundit në sagën kufitare të Djokoviçit. Ai u burgos më 5 janar dhe rrezikoi t’i refuzohej viza, pasi është i vetmi sportist i pavaksinuar që mbërriti në Australi. Ai është tani në Melburn, ku është fotografuar duke stërvitur sot në Rod Laver Arena, por fati i tij ende nuk është i siguruar pasi ministri i imigracionit i Australisë kërcënoi se do të përdorte fuqitë e tij personale për të copëtuar vizën e yllit të tenisit.

Të fundit