Flash News

Bota

Pas Ukrainës, një tjetër shtet do të aplikojë për anëtarësim të menjëhershëm në BE

Pas Ukrainës, një tjetër shtet do të aplikojë për

Gjeorgjia do të aplikojë për anëtarësim të menjëhershëm në Bashkimin Evropian, tha partia në pushtet e ish vendit të Kaukazit Sovjetik, i cili ka marrëdhënie delikate me Moskën.

Kryetari i partisë ‘Ëndrra Gjeorgjiane’, Irakli Kobakhidze njoftoi në një konferencë shtypi "vendimin për të aplikuar menjëherë për anëtarësim në BE", duke shtuar se Gjeorgjia po i kërkonte Brukselit që "urgjentisht" të shqyrtojë aplikacionin dhe t'i japë Gjeorgjisë statusin e kandidatit për anëtarësim në BE.

Kjo vjen pasi presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy i bëri një lutje të ngjashme Brukselit, duke kërkuar që blloku të përshpejtonte kërkesën e anëtarësimit.

Të fundit