Flash News

Bota

Pas Volodymyr dhe Poroshenkos, deputetja ukrainase shfaqet me kallashnikov: Ne do të luftojmë!

Pas Volodymyr dhe Poroshenkos, deputetja ukrainase shfaqet me kallashnikov: Ne

Teksa Ukraina po përballet me sulmet e vazhdueshme ruse, qindra qytetarë të përgatitur ose jo për të luftuar, i janë bashkuar ushtrisë për të mbrojtur tokën mëmë.

I pari, që u rreshtua në mbrojtje të vendit ishte presidenti Volodymyr Zelensky, i cili u shpreh se nuk do ta braktisë Ukrainën dhe se i duhen më shumë armë. Edhe ish-presidenti ukrainas Petro Poroshenko u shfaq i armatosur. Të njëjtën gjë ka bërë edhe deputetja e Parlamentit ukrainas Kira Rudik.

Rudik është shfaqur në Twitter me kallashnikov të varur në qafë, duke treguar gatishmërinë për të mos iu dorëzuar ushtrisë ruse dhe për të mbrojtur vendin.

“Kam planifikuar të mbjell tulipanë dhe 'daffodils' në oborrin e shtëpisë time sot. Në vend të kësaj, mësoj të gjuaj me armë dhe bëhem gati për natën e ardhshme të sulmeve në Kiev. Nuk po shkojmë askund. Ky është qyteti ynë, toka jonë, toka jonë. Ne do të luftojmë për të. Kështu që javën tjetër mund të mbjell lulet e mia. Këtu”, shkruan Rudik në Twitter.

Të fundit