Flash News

Bota

Pas zjarreve shkatërruese Turqia goditet nga përmbytjet, raportohet një viktimë dhe disa të plagosur

Pas zjarreve shkatërruese Turqia goditet nga përmbytjet, raportohet
Foto Ilustruese/ Përmbytjet në Turqi

Shirat e dendur shkaktuan përmbytje të rënda dhe rrëshqitje të dheut në Turqinë veriore, duke shkaktuar një viktimë dhe disa të plagosur.

Sipas The Washington Post, shkak është bërë shpërthimi i një dige, teksa helikopterët u përpoqën të shpëtonin njerëzit e bllokuar në çatitë e shtëpive

Përmbytjet goditën krahinat bregdetare të Detit të Zi, Bartin, Kastamonu dhe Sinop. Goditjet erdhën ndërsa zjarrfikësit në Turqinë jugperëndimore punonin për të shuar një zjarr në provincën Mugla, një zonë e njohur me turistët që kalon përgjatë Detit Egje.

Të paktën tetë persona dhe kafshë të panumërta kanë vdekur dhe mijëra njerëz u detyruan të largohen gjatë më shumë se 200 zjarreve në Turqi që nga 28 korriku.

Zona e përmbytjeve më e goditur duket se ishte në Kastamonu, ku qyteti i Bozkurt u përmbyt dhe dhjetëra makina u tërhoqën nga ujërat e tërbuara. Raportet e pakonfirmuara thanë se përmbytja mund të jetë shkaktuar nga një digë e shpërthyer aty pranë.

Të fundit