Flash News

Bota

Pasagjerë e studentë të mjekësisë, të paktën 290 persona kanë humbur jetën nga rrëzimi i avionit 'Air India'

Pasagjerë e studentë të mjekësisë, të paktën

Të paktën 290 persona kanë vdekur pasi aeroplani i Air India u rrëzua menjëherë pas ngritjes nga aeroporti i Ahmedabad në Indi të enjten, raportoi Reuters, duke cituar zyrtarët lokalë.

Midis të vrarëve janë pasagjerë në fluturim dhe njerëz që ishin brenda konviktit të Kolegjit Mjekësor dhe Spitalit BJ kur aeroplani u përplas me të.

"Afërsisht 294 kanë vdekur. Kjo përfshin disa studentë pasi aeroplani u përplas në ndërtesën ku ata po qëndronin", tha Vidhi Chaudhary, një oficer i lartë i policisë shtetërore, për Reuters.

Më herët të enjten, Swapnil Bhalodia i Rrjetit të Studentëve të Mjekësisë të Shoqatës Mjekësore Indiane tha se të paktën tre studentë të mjekësisë kishin vdekur në aksident dhe 30 të tjerë u plagosën.

Avioni po shkonte për në aeroportin Gatwick të Londrës dhe mbante shtetas indianë, britanikë, kanadezë dhe portugezë.

Të fundit