Flash News

Bota

Pasi Ghani braktisi vendin, talebanët futen në pallatin presidencial

Pasi Ghani braktisi vendin, talebanët futen në pallatin presidencial

Tensionet në Afganistan po përshkallëzohen dhe luftëtarët talebanë kanë hyrë në pallatin presidencial. Kjo lëvizje vjen pasi presidenti i vendit, Ashraf Ghani braktisi Afganistanin.

Udhëheqja e grupit, e rrethuar nga dhjetëra luftëtarë të armatosur, iu drejtua mediave nga selia e pushtetit të vendit.

Teksa një zëdhënës taleban tha për Al Jazeera se atyre që punuan me qeverinë dhe ushtrinë e mbështetur nga Perëndimi do t’u ofrohet amnisti.

 

Të fundit