Flash News

Bota

Patriarku i Rusisë Kirill përfshihet në raundin e gjashtë të sanksioneve të propozuara të BE-së

Patriarku i Rusisë Kirill përfshihet në raundin e gjashtë

Kreu i Kishës Ortodokse Ruse, Patriarku Kirill, do të përfshihen në raundin e gjashtë të propozuar të sanksioneve të Bashkimit Evropian, shkruan CNN.

Drafti i propozuar u është dërguar ambasadorëve përkatës për shqyrtim, thanë burimet.

Në këtë fazë, emrat mund të hiqen ose shtohen sipas gjykimit të shteteve anëtare, tha një burim i Komisionit të BE-së.

Të mërkurën, presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen propozoi një sërë masash që përfshijnë gjithashtu një ndalim të naftës ruse.

Në një intervistë këtë javë, Papa Françesku kritikoi Kirillin, duke e paralajmëruar atë që të mos bëhet "djaloshi i altarit të Putinit".

Në përgjigje, Kisha Ortodokse Ruse tha se Papa Françesku kishte përdorur "tonin e gabuar" në karakterizimin e takimit të tij me Patriarkun Kirill dhe i quajti komentet e Papës "për të ardhur keq".

 

Të fundit