Flash News

Bota

Paundi bie në nivele rekord kundrejt dollarit, rënia më e fortë që nga 1985-a

Paundi bie në nivele rekord kundrejt dollarit, rënia më e

Paundi ka shënuar një rënie historike kundrejt dollarit amerikan. Mediat britanike shkruajnë se paundi ra me gati 5% mëngjesin e sotëm, niveli më i ulët që nga viti 1985. Një paund është i barabartë me 1,0327 dollarë.

Paketa e uljes së taksave bëri që tregu të jepte një verdikt mbi qëndrueshmërinë e financave publike, duke pasur parasysh kërkesat shtesë që do të vendosë për huamarrjen.

Problemi si për Mbretërinë e Bashkuar ashtu edhe për Evropën është se monedhat e dobëta rrisin kostot e importit në dollarë, duke nxitur më tej inflacionin.

Të fundit