Flash News

Bota

Pavarësisht protestave, Alexei Navalny dënohet me 3.6 vjet burg në Rusi

Pavarësisht protestave, Alexei Navalny dënohet me 3.6 vjet burg
Alexei Navalny

Lideri rus i opozitës dhe kritiku kryesor i Kremlinit, Alexei Navalny u dënua të martën me 3 vjet e 6 muaj burg pasi një gjykatë në Moskë shndërroi dënimin e tij me kusht në një çështje penale të vitit 2014 në një burgim të plotë.

Nga këto 3 vite e 6 muaj, Navanl do të bëjë vetëm 2 vite e 6 muaj, pasi 1 vit ka qëndruar në arrest shtëpie.

Vendimi i gjykatës erdhi disa ditë pasi më shumë se 5,000 protestues u arrestuan në të gjithë Rusinë në tubimet në mbështetje të Navalny.

Politikani po qeshte në kutinë e tij prej xhami ndërsa po lexohej vendimi, duke bërë gjeste ndaj aleatëve dhe gruas së tij, Julia, në sallën e gjyqit. Ai më parë kishte denoncuar procedurat gjyqësore si të motivuara politikisht dhe kërkoi që ai të lirohej .

Navalny u dënua për shkelje të pretenduara të lirimit me kusht pasi u kthye nga Gjermania ku ishte duke u rikuperuar nga helmimi me një agjent nervor të shkallës ushtarake, shkruan BBC

Pas arrestimit, mijëra protestues vërshuan në qytetet e Rusisë për të kërkuar lirimin e tij. Navalny u sëmur gjatë një fluturimi nga Tomsk për në Moskë, në gusht të vitit 2020 dhe u vendos në një gjendje kome në një spital në Siberi, para se të transferohej në Gjermani.

Testet laboratorike të kryera në Gjermani, Francë dhe Suedi kanë vërtetuar se Navalny ishte helmuar me një agjent nervor të klasës Novichok, një rezultat i konfirmuar edhe nga Organizata Ndërkombëtare për Ndalimin e Armëve Kimike.

Të fundit