Flash News

Bota

Pavarësisht protestave, parlamenti francez miraton rregullat e reja në kuadër të pandemisë; cilat janë

Pavarësisht protestave, parlamenti francez miraton rregullat e reja në

Parlamenti i Francës ka miratuar legjislacionin për vaksinim të detyrueshëm për punonjësit shëndetësorë, pavarëisht protestave që u mbajtën kundër këtij vendimi.

Tashmë qytetarët që do të shkojnë në restorante dhe vende të tjera publike, ose në tren dhe aeroplanë, do t'ju kërkohet që të tregojnë prova që janë vaksinuar, shëruar nga koronavirusi ose testuar negativisht.

Dokumenti që do të vërtetojë gjendjen shëndetësoe të qytetarëve do të jetë në formë letre ose dixhitale. Punonjësit e shëndetësisë duhet të vaksinohen deri më 15 shtator, ose do të pezullohen nga puna.

Më shumë se 160 mijë njerëz morën pjesë në protestat e mbajtura në disa qytete në mbarë vendin të shtunën. Kritikët thonë se legjislacioni i ri shkel liritë e atyre që nuk duan të vaksinohen kundër COVID-19.

Por qeveria e Presidentit Emmanuel Macron ka argumentuar se rregullat janë të nevojshme për të mbrojtur popullatën dhe spitalet pasi vala e katërt e infeksioneve që po mbërthen Francën, si dhe për të shmangur bllokimet e reja.

Burimi: AL Jazzera

 

 

Të fundit