Flash News

Bota

PE në seancë të jashtëzakonshme/ Zelensky përlotet: Provoni se jeni me ne. Eurodeputetët “shpërthejnë” në duartrokitje

PE në seancë të jashtëzakonshme/ Zelensky përlotet:

Parlamenti Europian është mbledhur në një takim të jashtëzakonshëm. Mediat e huaja e përshkruajnë emocionuese nisjen e takimit për luftën në Ukrainë.

Mbledhja nisi me ovacione, ndërsa eurodeputetët mbanin bluza me flamurin e Ukrainës.

Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Mesola falënderoi presidentin Zelensky, i cili iu bashkua mbledhjes virtualisht.

"Zoti President faleminderit që i treguat botës se çfarë do të thotë të ngrihesh në këmbë. Faleminderit që na kujtuat për rreziqet e vetëkënaqësisë," tha ajo në një fjalim, ku vlerësoi heroizmin e popullit ukrainas që mbrojti vendin e tyre.

Mesola tha gjithashtu se parlamenti mirëpret kërkesën e Ukrainës për t'u bërë anëtare e BE-së dhe do të punonte për ta bërë atë realitet.

Ndërkohë Volodymyr Zelensky tha se ajo që po ndodh në vendin e tij është një tragjedi dhe ata po luftojnë për tokën, lirinë dhe jetën e tyre. Ai tha: "Askush nuk do të na thyejë, sepse ne jemi ukrainas".

Gjithashtu shtoi se Rusia po sulmon edhe mbi fëmijët ukrainas, me 16 të vdekur ditën e djeshme.

Ai i bën thirrje Parlamentit të "provojë se jeni bashkë me ne", të provojë se nuk do ta zmbrapsë Ukrainën dhe të provojë se janë "evropianë të vërtetë".

Gjatë fjalës së tij, Zelensky u përlot, ndërsa PE u ngrit në këmbë duke duartrokitur dhe mbështetur presidentin ukrainas.

Të fundit