Flash News

Bota

Pelosi në Tajvan, Moska: SHBA po sjellë destabilitet në botë

Pelosi në Tajvan, Moska: SHBA po sjellë destabilitet në botë

Ministria e Jashtme e Rusisë ka akuzuar SHBA-në për “destabilitet” lidhur me vizitën e pritshme të kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi në Tajvan.

"Uashingtoni po sjell destabilizimin në botë. Asnjë konflikt i vetëm i zgjidhur në dekadat e fundit, por shumë i provokuar," tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Maria Zakharova.

Kjo vjen pasi aleati i Moskës, Pekini paralajmëroi kundër "ndikimit të jashtëzakonshëm politik" të vizitës së planifikuar të Pelosit në ishullin vetëqeverisës që Kina pretendon si pjesë e territorit të saj dhe përsëriti se ushtria e saj "nuk do të rrijë duarkryq" nëse mendon se “Sovraniteti dhe integriteti territorial” po kërcënohet.

Pelosi pritet të vizitojë Tajvanin si pjesë e turneut të saj në Azi, sipas një zyrtari të lartë të qeverisë tajvaneze dhe një zyrtari amerikan, pavarësisht paralajmërimeve nga zyrtarët e administratës së presidentit amerikan Joe Biden, të cilët janë të shqetësuar për reagimin e Kinës.

 

Të fundit