Flash News

Bota

Për herë nga muaji shkurt, Putin e quan konfliktin në Ukrainë një "luftë"

Për herë nga muaji shkurt, Putin e quan konfliktin në

Presidenti rus Vladimir Putin përdori fjalën "luftë" për t'iu referuar konfliktit në Ukrainë. Kjo hera e parë që ai e bën këtë publikisht, pasi deri më sot e ka konsideruar "operacion ushtarak special". Lufta në Ukrainë ka nisur prej 10 muajsh.

"Qëllimi ynë nuk është të rrotullojmë volantin e konfliktit ushtarak, por, përkundrazi, t'i japim fund kësaj lufte," u tha Putin gazetarëve në Moskë.

Kritikët e Putinit thonë se përdorimi i fjalës "luftë" për të përshkruar konfliktin e Ukrainës ka qenë efektivisht i paligjshëm në Rusi që nga marsi, kur udhëheqësi rus nënshkroi një ligj censurimi që e bën krim shpërndarjen e informacionit "të rremë" rreth pushtimit, kundrejt një dënimi deri në 15 vjet burg.

Putin e ka cilësuar brutalitetin e vazhdueshëm si një fushatë "denazifikimi", një përshkrim i hedhur poshtë nga historianët dhe vëzhguesit politikë dhe e ka përshkruar gjithnjë e më shumë pushtimin e paprovokuar të Rusisë si një shkak patriotik dhe pothuajse ekzistencial.

Burimi: CNN

Të fundit