Flash News

Bota

Për herë të parë, Bostoni do të ketë një kryetare femër dhe me ngjyrë

Për herë të parë, Bostoni do të ketë një

Bashkia e Bostonit u bë për herë të parë me një kryetare femër, e për më tepër një person me ngjyre. Michelle Wu mposhti në garën për kreun e Bashkisë, kundërshtaren demokrate Annissa Essaibi-George.

Mediet e huaja raportojnë se Wu vjen pas një tradite 200-vjeçare ku postin e kreut të Bashkisë në Boston e mbanin vetëm burrat e bardhë.

“Ne jemi të gatshëm ta takojmë këtë moment. Ne jemi gati të bëhemi një Boston për të gjithë. Ne jemi gati të jemi një Boston ku të gjithë mund të përballojnë të qëndrojnë dhe të lulëzojnë,” iu drejtua Wu me një fjalim mbështetësve të saj në fushatë.

Wu, e cila bëri histori në vitin 2016 si amerikania e parë aziatike që shërbeu si presidente e Këshillit Bashkiak dhe u favorizua nga përparimtarët e qytetit, siguroi disa përkrahje kryesore gjatë fushatës së saj, duke përfshirë nga të dy senatorët amerikanë të shtetit, Elizabeth Warren dhe Ed Markey.

Wu, e cila u rrit në Çikago, shpjegoi se në ato vite të hershme, familja e saj u gjend në shënjestër të ngacmimeve raciste. Por prindërit e saj e inkurajuan atë që t'i shpërfillte talljet e tilla, duke u fokusuar në  shprehjen "të mbash kokën ulur dhe të punosh më shumë".

Të fundit