Flash News

Bota

Për herë të parë në historinë e kompanisë, Amazon do të shkurtojë mbi 18 mijë vende pune

Për herë të parë në historinë e kompanisë,

Amazon ka njoftuar se do të shkurtojë më shumë se 18,000 vende pune nga fuqia e saj punëtore. Ky do të jetë shkurtimi më i mad hi stafit i realizuar ndonjëherë në historinë e kompanisë amerikane.

Sipas The Guardian, Amazon citoi se shkak për shkurtimin e krahut të punës ëhstë ekonomia e pasigurt me të cilën po përballet gjigandi i tregtisë elektronike.

Shefi ekzekutiv i saj, Andy Jassy, tha në një shënim për punonjësit: "Midis reduktimeve që bëmë në nëntor dhe atyre që po ndajmë sot, ne planifikojmë të eliminojmë pak më shumë se 18,000 role."

Jassy theksoi se Amazon kishte përballuar ekonomitë e vështira në të kaluarën dhe do të vazhdojë ta bëjë edhe sot. "Këto ndryshime do të na ndihmojnë të ndjekim mundësitë tona afatgjata me një strukturë kostoje më të fortë", ka thënë Jassy.

Jassy tha se pushimet nga puna do të ndikojnë më së shumti në dyqanet e kompanisë, të cilat përfshijnë Amazon Fresh dhe Amazon Go, dhe organizatat e saj PXT, të cilat merren me burimet njerëzore dhe funksione të tjera.

Ai nuk specifikoi se ku ndodheshin rolet e prekura, por Jassy tha në deklaratën se Amazon do të komunikonte me punonjësit e prekur nga 18 janari.

Pushimet nga puna arrijnë në 6% të fuqisë punëtore të Amazon prej rreth 300,000 personash. Ajo ka një fuqi punëtore globale prej më shumë se 1.5 milion.

Shkurtimet e shpallura të mërkurën janë deri tani më të mëdhatë në historinë 23-vjeçare të kompanisë së San Franciskos të themeluar nga ish-ekzekutivi i Oracle, Marc Benioff.

Të fundit