Flash News

Bota

Për herë të parë nga viti 2018, Izraeli emëron ambasadore në Turqi

Për herë të parë nga viti 2018, Izraeli emëron

Izraeli ka dërguar për herë të parë nga viti 2018 një ambasadore në Turqi teksa vendet tentojnë rivendosjen e lidhjeve dhe marrëdhënieve me njëra-tjetrën.

Irit Lilian, është diplomatja e lartë që ka luajtur një rol kyç në pajtimin mes Izraelit dhe Turqisë, e cilado të shërbejë si ambasadorja e ardhshme izraelite në Turqi. Lajmin e ka njoftuar Ministria e Jashtme izraelite.

Lilian ka qenë e ngarkuara e Izraelit në Ankara që nga shkurti i vitit 2021 kohë kur vendet filluan lëvizjet për të rivendosur marrëdhëniet mes njëra-tjetrës.

Izraeli nuk ka pasur një ambasador në Turqi që nga viti 2018, kur Ankaraja tërhoqi ambasadorin e saj dhe i kërkoi Izraelit të largohej në shenjë proteste ndaj reagimit për trazirat në kufirin e Gazës, në të cilat u vranë dhjetëra palestinezë.

Muajin e kaluar, të dy palët njoftuan se do të rivendosnin lidhjet e plota diplomatike pas dy vitesh afrimi gradual, i cili u rrit ndjeshëm këtë vit me vizitat e ndërsjella të zyrtarëve të lartë.

“Që nga fillimi, ishte e qartë se ne po ndërtonim një proces në të cilin biem dakord të mos pajtoheshim,” tha Lillian – e cila më parë ishte ambasadore e Izraelit në Bullgari dhe gjithashtu shërbeu si ushtruese e detyrës së ambasadores në Australi.

Të fundit