Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Përditësimi i softuerit solli ndërprerjet globale të IT-së, CEO i Crowdstrike: Po punohet për ta rregulluar

Crowdstrike pranon se ‘defekti’ në përditësimin e softuerit është shkaku i ndërprerjes së IT, duke shkaktuar kaos në mbarë botën. Ndërprerja globale e rrjeteve kompjuterike që ka prekur aeroportet, bankat dhe bizneset e tjera duket se vjen, të paktën pjesërisht, nga një përditësim i softuerit të lëshuar nga firma CrowdStrike, thanë ekspertët. CrowdStrike u tha klientëve se ishte “në dijeni të raportimit të bllokimit të faqeve web” të softuerit të saj në sistemet operative Microsoft Windows.
Inxhinierët e kompanisë morën masa për të zgjidhur problemin, i cili u tha klientëve të fiknin dhe të ndiznin kompjuterët e tyre dhe të kryenin veprime të tjera, nëse kishin ende probleme teknike. Çështja është specifike për Falcon, një nga produktet kryesore softuerike të CrowdStrike, dhe nuk po ndikon në sistemet operative Mac ose Linux.
Softueri i sigurisë kibernetike i CrowdStrike – i përdorur nga shumë kompani të Fortune 500 – zbulon dhe bllokon kërcënimet e hakerimit. Në këtë rast, kompjuterët që përdorin Microsoft Windows duket se po bllokohen për shkak të mënyrës se si një përditësim i kodit të softuerit, i lëshuar nga CrowdStrike, po ndërvepron me sistemin e Windows.
CrowdStrike është ndoshta më i njohur për hetimin e hakerimit rus të kompjuterëve të Komitetit Kombëtar Demokratik, gjatë zgjedhjeve të vitit 2016 në SHBA. Por, firma multimiliardë dollarëshe bën biznes në mbarë botën, përmes shitjeve të softuerit dhe hetimeve të hakerimeve të mëdha.
CEO i CrowdStrike, George Kurtz tha se çështja e IT, që shkakton një ndërprerje globale, është identifikuar dhe se rregullimi ka filluar. Kurtz tha se kompania e sigurisë kibernetike, po “punon në mënyrë aktive me klientët” të goditur nga ndërprerja dhe se çështja nuk ishte “një incident sigurie apo sulm kibernetik”.
“CrowdStrike po punon në mënyrë aktive me klientët e ndikuar nga një defekt i gjetur në një përditësim të përmbajtjes për hostet e Windows. Mac dhe Linux nuk ndikohen. Ky nuk është një incident sigurie apo sulm kibernetik. Problemi është identifikuar, izoluar dhe ka filluar puna për ta zgjidhur.
Ne i referojmë klientët në portalin e mbështetjes për përditësimet më të fundit dhe do të vazhdojmë të ofrojmë përditësime të plota dhe të vazhdueshme në faqen tonë të internetit. Ne rekomandojmë më tej organizatat të sigurohen, se po komunikojnë me përfaqësuesit e CrowdStrike nëpërmjet kanaleve zyrtare. Ekipi ynë është plotësisht i mobilizuar për të garantuar sigurinë dhe stabilitetin e klientëve të CrowdStrike.”
Sa e shtrirë është CrowdStrike?
CrowdStrike është një nga ofruesit më të mëdhenj të softuerit të sigurisë “endpoint”, i cili mbron lidhjet midis rrjeteve kompjuterike dhe pajisjeve të largëta – nga laptopët, telefonat dhe serverët deri te terminalet e pagesave me pakicë dhe makinat e tërheqjes së parave – që janë të lidhura me rrjetet e korporatave. Secila prej atyre pajisjeve, që operojnë me sistemin Windows, mund të ndikohet nga defekti.
Klientët e platformës kompjuterike cloud të Microsoft Azure, shumica e së cilës funksionon në Windows, kanë raportuar gjithashtu probleme. Dështimi i IT ka prekur linjat ajrore, bankat dhe transmetuesit nga SHBA dhe Europa në Australi, Japoni dhe Indi.
“Ndërprerja mbarëbotërore e IT-së, e përjetuar këtë mëngjes, është e paprecedentë në gamën dhe shkallën e sistemeve që ka ndikuar,” tha Harjinder Lallie, ekspert i sigurisë kibernetike në Universitetin Warwick.
Çfarë është CrowdStrike?
CrowdStrike është një kompani e sigurisë kibernetike, që u themelua në vitin 2011 dhe e ka selinë në Austin, Teksas. Softueri i tij Falcon, është krijuar për të ndaluar sulmet kibernetike dhe përfshin një grup produktesh, që funksionojnë në pajisje individuale dhe shpërndahen përmes cloud.
Të ardhurat e kompanisë u rritën me një të tretën, në 3.1 miliardë dollarë vitin e fundit fiskal, që përfundoi në janar, ndërsa të ardhurat neto u rritën në 90.6 milion dollarë, nga një humbje prej 183.2 milion dollarë në vitin e kaluar. CrowdStrike thotë se është “ofruesi i sigurisë së cloud, i zgjedhur për 62 kompani të listuara në Fortune 100”, dhe ka më shumë se 29,000 kompani që përdorin produktet e tij.
Kompania e listuar në Nasdaq iu bashkua S&P 500 muajin e kaluar. Aksionet në CrowdStrike u rritën me më shumë se dyfish gjatë vitit të kaluar, përpara ndërprerjes së të premtes, duke i dhënë kompanisë një kapitalizim tregu prej 83.5 miliardë dollarësh. Megjithatë, aksionet po tregtoheshin ndjeshëm më ulët përpara se Nasdaq të hapej të premten në Nju Jork.
CrowdStrike është i njohur për hetimin e hakerëve rusë. Ai ndihmoi në hetimin e sulmeve kibernetike ndaj Komitetit Kombëtar Demokratik të SHBA-së në 2015-16 dhe lidhjen e tij me shërbimet e inteligjencës ruse. I njëjti grup rus, më pas u përpoq pa sukses të hakonte në CrowdStrike në 2020.
Sa kohë do të duhet për të zgjidhur problemet?
Ndërsa CrowdStrike tha se një “rregullim ka filluar”, është e paqartë se sa kohë mund të marrë për t’u shpërndarë te numri shumë i madh i klientëve të prekur dhe të gjitha pajisjet e punonjësve të tyre.
Çështjet mund të “duan ditë për t’u zgjidhur – mbase dhe javë”, tha Vasileios Karagiannopoulos, studiues i sigurisë kibernetike në Universitetin e Portsmouth. Ai shtoi se problemet ishin “aq globale dhe të gjera në të gjithë sistemet, saqë mbështetja e IT-së mund të ishte e pakët për shkak të kërkesës”.
Kevin Beaumont, studiues i sigurisë kibernetike, tha në postimet në mediat sociale se klientët e CrowdStrike ishin në një proces “tepër të dhimbshëm” për të korrigjuar problemin.
“Rimëkëmbja është e mundur vetëm manualisht,” tha ai. “Duhet të shkoni te një server ose kompjuter, ta ndizni atë në modalitetin e sigurt në tastierë, të identifikoheni si administrator dhe më pas të hakoni sistemin për ta rikthyer atë online.”/ Monitor
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38