Flash News

Bota

"Përfshihet Shqipëria dhe Kosova", kongresmenët amerikanë letër Rubios: Tërhiq pezullimin e vizave!

"Përfshihet Shqipëria dhe Kosova", kongresmenët

75 kongresmenë amerikanë i kanë dërguar një letër Sekretarit të Shtetit, Marco Rubio, duke shprehur shqetësimin e tyre lidhur me vendimin e administratës për të pezulluar vizat e emigracionit për 75 shtete, përfshirë Shqipërinë dhe Kosovën.

Në letrën e tyre, kongresmenët e cilësuan vendimin si "diskriminues”, duke theksuar se ai prek rreth 40% të vendeve të botës dhe mund të ndikojë te pothuajse gjysma e emigrantëve të ligjshëm në Shtetet e Bashkuara.

Ata paralajmërojnë se pezullimi do të godasë drejtpërdrejt ribashkimin familjar, vizat e sponsorizuara nga punëdhënësit, programin e diversitetit, organizatat fetare dhe bizneset e vogla.

“Ky është një vendim skandaloz dhe diskriminues i administratës suaj, që prek qindra mijëra njerëz çdo vit. Ai u njoftua jo vetëm përmes një postimi në Twitter, por pa ofruar asnjë informacion të detajuar mbi pezullimin,” thuhet në letrën e kongresmenëve.

Ata theksuan se politika e pezullimit të vizave mund të ndajë familje, të pengojë integrimin e emigrantëve të ligjshëm dhe të ketë pasoja negative sociale dhe ekonomike për zgjedhësit amerikanë.

Lista e vendeve të prekura përfshin një gamë të gjerë shtetesh nga Evropa, Azia, Afrika dhe Amerika Latine, përfshirë Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, Armeninë, Azerbajxhanin, Irakun, Iranin, Brazilin, Kubën dhe shumë të tjera.

Kongresmenët kërkojnë që administrata amerikane të rishikojë vendimin dhe të marrë masa për të mos ndarë familje dhe për të ruajtur mundësitë e ligjshme të emigrantëve për të jetuar dhe punuar në SHBA.

"Përfshihet Shqipëria dhe Kosova", kongresmenët

Të fundit