Flash News

Bota

Vijon tryeza e bisedimeve Rusi-Ukrainë, Kievi kërkon armëpushim, a do të arrihet marrëveshja?

Vijon tryeza e bisedimeve Rusi-Ukrainë, Kievi kërkon armëpushim,

Ka pasur një ndërprerje të shkurtër të bisedimeve mes Rusisë dhe Ukrainës në Bjellorusi për të rifilluar sërish. Delegacioni përfaqësues i Ukrainës ka kërkuar armëpushim dhe tërheqjen e trupave ushtarakë rusë nga territori.

Delegacionet vendosën të takohen në një rajon të Bjellorusisë, i cili nuk u bë publik. Në fokus të diskutimeve, ishte pikërisht zgjidhja e konfliktit.

Nuk dihet ende nëse do të arrihet një marrëveshje mes palëve për të zgjidhur krizën.

Ukraina është sot në ditën e pestë të sulmeve ruse. Trupat e Putinit kanë goditur me raketa dhe kanë bombarduar edhe qendra të banuara të Ukrainës.

Të fundit