Flash News

Bota

Përfundon misioni në Mariupol, zhvillimet e fundit nga lufta në Ukrainë

Përfundon misioni në Mariupol, zhvillimet e fundit nga lufta në

Pas gati tre muajsh mes sulmeve të ashpra ruse, forcat ukrainase kanë përfunduar "misionin e tyre luftarak" në qytetin e rrethuar të Mariupolit, sipas një deklarate nga ushtria e vendit.

Komandantët e njësive ukrainase të stacionuar në fabrikën masive të çelikut në Mariupol Azovstal janë urdhëruar "për të shpëtuar jetën e personelit të tyre", sipas Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës, ndërsa ata njoftuan përfundimin e "misionit të tyre luftarak".

Qindra njerëz u evakuuan të hënën nga uzina e çelikut, qendra e fundit në një qytet që ishte bërë simbol i rezistencës ukrainase.

Ndërsa një bazë ushtarake ukrainase rreth 15 kilometra nga kufiri me Poloninë u shënjestrua në një sulm raketor rus të martën herët në mëngjes, sipas Maksym Kozytsky, kreu i administratës ushtarake rajonale të Lviv.

Ndërkohë presidenti rus tha se hyrja e Suedisë dhe Finlandës në aleancën e udhëhequr nga SHBA-ja nuk do të krijojë një kërcënim për Rusinë, por zgjerimi ushtarak në territor "sigurisht do të shkaktojë përgjigjen tonë".

Qeveria suedeze tha në faqen e saj të internetit se ka vendosur të aplikojë për anëtarësim në NATO, pas një deklarate të ngjashme nga Finlanda të dielën.

Ndërkohë, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha të hënën se ai nuk do të miratonte anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO nëse ato sanksionojnë Ankaranë.

Kjo pason komentet e Erdoganit javën e kaluar se ai nuk po e shikonte "pozitivisht" perspektivën e anëtarësimit të dy vendeve nordike në NATO, duke akuzuar Suedinë dhe Finlandën për strehimin e "organizatave terroriste" kurde.

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian dështuan në arritjen e unanimitet për ndalimin e naftës ruse gjatë një takimi të ministrave të jashtëm të bllokut, tha të hënën Josep Borrell, përfaqësuesi i lartë i BE-së për çështjet e jashtme dhe politikën e sigurisë.

Borrell tha “për fat të keq” se nuk ishte e mundur të arrihet një marrëveshje për një paketë të gjashtë sanksionesh kundër Moskës. Pushtimi rus i Ukrainës do të shkaktojë ngadalësimin e rritjes evropiane dhe rritjen e inflacionit me një normë më të shpejtë se sa pritej, sipas parashikimeve të fundit ekonomike të Komisionit të BE-së.

Burimi: CNN

Të fundit