Flash News

Bota

Përfundon raundi i tretë i bisedimeve Rusi-Ukrainë, konfirmon negociatori: Ka zhvillime të vogla pozitive

Përfundon raundi i tretë i bisedimeve Rusi-Ukrainë, konfirmon

Një raund i tretë i bisedimeve të konfliktit midis Ukrainës dhe Rusisë ka përfunduar me "zhvillime të vogla pozitive" në lidhje me korridoret e mundshme humanitare, shkruan ‘The Guardian’.

Agjencia e lajmeve Reuters raportoi se një negociator ukrainas konfirmoi se kishte pasur zhvillime të vogla.

Krijimi i korridoreve për evakuimin e civilëve nga qytetet e shkatërruara nga lufta ka rezultuar i vështirë ditët e fundit, me Ukrainën që akuzon Rusinë për vazhdimin e bombardimeve të saj, pasi civilë, duke përfshirë fëmijë, janë vrarë gjatë përpjekjes për të ikur.

Ndërkohë, ditën e enjte, në Turqi, do të zhvillohet një takim mes ministrit të Jashtëm rus, Sergey Lavrov dhe homologut të tij ukrainas, Dmytro Kulebo.

Të fundit