Flash News

Bota

Përfundon telefonata me Zelenskyy-n, Trump: Jemi në rrugën e duhur

Përfundon telefonata me Zelenskyy-n, Trump: Jemi në rrugën e

Ka përfunduar telefonata mes presidentit të SHBA, Donald Trump dhe atij ukrainas Volodymyr Zelenskyy.

"Sapo përfundova një telefonatë shumë të mirë me Presidentin Zelenskyy të Ukrainës," tha ai. 

 "Jemi  në rrugën e duhur" shtoi Trump për bisedën telefonike që zgjati rreth një orë, shkruan Skynews

"Pjesa më e madhe e diskutimit u bazua në thirrjen e bërë dje me Presidentin Putin, në mënyrë që të rreshtohen si Rusia ashtu edhe Ukraina për sa i përket kërkesave dhe nevojave të tyre," tha Trump.

Ai tha gjithashtu se do t'i kërkonte sekretarit të shtetit, Marco Rubio, dhe këshilltarit të tij për sigurinë kombëtare, Mike Waltz, "të japin një përshkrim të saktë të pikave të diskutuara".

“Kjo deklaratë do të publikohet së shpejti”, shtoi Trump.

Të fundit