Flash News

Bota

'Përgjaket' Ukraina në Ditën e Pavarësisë, të paktën 15 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur

'Përgjaket' Ukraina në Ditën e Pavarësisë,

Pesëmbëdhjetë persona janë vrarë në një sulm rus në një stacion hekurudhor në rajonin e Dnipropetrovsk, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, shkruan BBC.

Nga sulmi, rreth 50 të tjerë u plagosën, i tha ai Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Ai shtoi se shërbimet e urgjencës ishin në vendngjarje, por se numri i viktimave mund të rritet.

Rusia nuk ka komentuar mbi sulmin, i cili ndodhi në Ditën e Pavarësisë së Ukrainës dhe në gjashtëmujorin e pushtimit të Moskës.

Të fundit